Denik Prizreni tregon historinë e shpullës që e mori nga babai

Njëri prej interpretuesëve më të mirë të këngës së lehtë shqipe, Denik Prizreni tregoi për herë të parë se kur ishte fëmijë ka “hangër” shpullë nga babai.
“Më kujtohet se në vitet e 90-ta i mbajshim nëpër shpia, nuk kemi pasë as shkollë. E kisha një ushtrim shumë të vështirë që as nuk e kisha ushtru. Dal prej shpisë me shku në shkollë dhe më ndalën shokët ‘hajde po e lujmë një lojë’, kam shku edhe kam mbëtë 4 orë aty. Jo që kam harru, po e kam bë më qëllim! Mësuesja e thirrë babain dhe i tregon se Deniku nuk ka ardhë në mësim. Kur m’sheh babai atje ma kerset nja”, tha ai, ndërsa u shpreh se e ka merituar atë shpullë për shkak se siç tha ai në atë kohë shkollimi ka qenë shumë e vështirë, ndërsa prindërit sakrifikonin shumë./21Media