Studentët dhe asistentët dënohen për ryshfet dhe ushtrim ndikimi

Vendim i Gjykatës Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot me burg dhe gjobë 12 të akuzuarit, në mesin e tyre asistentë dhe studentë për marrje e dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi. Këto vepra të akuzuarit kryesisht studentë sipas prokurorisë i kanë kryer për pranim në Universitetin e Prishtinës dhe kalim të provimeve.

A.J, G.M dhe M.Bakuzoheshin se kanë kërkuar e në disa raste kanë pranuar dhurata të ndryshme në para në shuma 150, 200, 350, 400 e deri në 1,400 euro.

K. G, K.M dhe A.H  për ushtrim ndikimi dhe ndihmë në këtë vepër, ndërsa M.M, A.H dhe L.B akuzoheshin për ndihmë lidhur me marrje të ryshfetit. Ndërkaq, A.O dhe Sh.Q ngarkoheshin për dhënie të ryshfetit, ndërsa R.Z për për ndihmë lidhur me ushtrim të ndikimit.

Back to top button