Dënohet me burg kosovari për terrorizëm

I akuzuari me inicialet N.L. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6 muaj, për Organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist.
Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka thënë se në dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 01 Gusht 2018 e tutje por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, i cili do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Konform nenit 367 paragrafi 7 të KPPK-së të akuzuarit N.L i është vazhduar masa e paraburgimit e cila do të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës./21Media

Back to top button