Dënohet me burg lideri i opozitës ruse

Ai u arrestua dje para se të fillonte protesta

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny u dënua me 30 ditë burgim për, siç u tha shkelje të vazhdueshme të ligjit mbi organizimin e tubimeve.

Navalny u arrestua dje në shtëpinë e tij në Moskë, përpara se të niste një protestë anti-korrupsion. Pavarësisht arrestimit të Navalnyt, mijëra mbështetës në gjithë Rusinë i janë përgjigjur thirrjes së tij për të protestuar kundër korrupsionit në Qeverinë ruse.

Protestat kanë përfunduar me mbi 1 mijë 100 njerëz të ndaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg. Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër arrestimet e qindra protestuesve në mbarë Rusinë.

Back to top button