Dënohet me vdekje për tradhti ish presidenti i Pakistanit

Musharraf aktualisht në Dubai

Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf është dënuar me vdekje. Vendimi është marrë nga një trupë speciale e formuar nga Gjykata Speciale.

Musharraf u dënua për tradhti të lartë ndaj kombit.

Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007 kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij.

Musharraf erdhi në pushtet në vitin 1999 nëpërmjet një grushti shteti, për të emëruar më pas president i Pakistanit nga viti 2001 deri në 2008-ën.

Ai ndodhet aktualisht në Dubai dhe jo në Pakistan, pasi u largua nga vendi në vitin 2016 për trajtim mjekësor.

Back to top button