Kaloni te përmbajtja kryesore

Dënohet Sevdai Radogoshi- Qumili për rrahjen e motrës

Qumili shpallet fajtor

Me 500 euro gjobë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Sevdai Radogoshin për shkak të rrahjes së motrës së tij në maj të vitit 2016.

Këtë lajm e ka konfirmuar, zëdhënësi për informim i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muçaj.

“I pandehuri S.R. është gjetur fajtor për veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata në Gjakovë, ndërsa lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit”, tha Muçaj për kallxo.com.

Qumili akuzohet së në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje me motrën e tij, e përdorë forcën duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe duke e tërhequr për hunde, me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore motrës së tij.

Sipas aktakuzës fjalosja kishte ardhur pasi Qumili kishte kërkuar nga motra t’ia lironte shtëpinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button