Depozitat në euro dhe lekë, të qëndrueshme

Normat e interesit për depozitat e reja në lekë dhe euro kanë qenë të qëndrueshme dhe stabël

Sipas të dhënave zyrtare nga BSH-ja, normat e interesit për depozitat e reja në lekë janë shfaqur të qëndrueshme, pranë niveleve minimale të tyre. Norma mesatare e interesit rezultoi 0.89%, nga 0.91% që shënonte mesatarisht në tremujorin e parë.

Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë është reflektuar në kosto të ulët të financimit të aktivitetit bankar, duke mundësuar norma më të ulëta interesi të kredive për sektorin privat.

Banka Qendrore evidenton se edhe norma mesatare e interesit për depozitat e reja në euro në këtë tremujor, prej 0.16%, ka rezultuar gjithashtu pranë nivelit mesatar të tremujorit të parë të vitit.

Diferenca mes normave të interesit të depozitave në monedhën vendase dhe atyre në euro vijon të jetë minimale, rreth nivelit 0.7 pikë përqindje, citon BSH-ja.

Back to top button