Depp dhuron 700,000 funte për bamirësi

Johnny Depp ka dhuruar pothuajse 670,000 funte për bamirësi për fëmijë në të gjithë globin.
Aktori 59-vjeçar ia dha paratë Fondacionit të Spitalit të Fëmijëve në Perth, Fondacionit të Fëmijëve të Spitalit të Great Ormond Street dhe Spitalit të Fëmijëve të Los Angeles.
Kjo shumë është mbledhur nëpërmjet shitjes së NFT-vë (tokenëve të pandryshueshëm).
Spitali i Fëmjëve të LA, njëri nga vendet për ku janë ndarë këto mjete ka lidhje me ish-bashkëshorten e Deppit, Amber Heard, transmeton rtv21.tv.
Gjatë gjyqit gjashtë-javor, doli se aktorja nuk kishte dhuruar për bamirësi pagesën e saj të divorcit prej 7 milionë dollarësh, duke thënë se faji ishte beteja e saj e shtrenjtë për shpifje me Johnin.
Në vitin 2016, Amber ishte zotuar të ndante marrëveshjen midis Spitalit të Fëmijëve të Los Anxhelosit dhe Unionit Amerikan të Lirive Civile.
Të mërkurën, komuniteti i Depp i quajtur “Never Fear Truth” njoftoi se ata kishin bërë një donacion të konsiderueshëm për katër organizatat bamirëse në faqen e tyre në Twitter.
Fondacioni i Spitalit të Fëmijëve në Perth më pas falënderoi komunitetin NFT për donacionin e tyre./21Media

Back to top button