Ende s’ka konstiuimi, Rashiqi nuk i mori votat, Basha ndërprenë seancën

(Lajm i përditësuar)


Caktohet vazhdimi i seancës konstituive

Të shtunën do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Zyra për Media e Kuvendit ka njoftuar se pas 48 orësh nga e enjtja, seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën të enjten pasi kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, nuk i ka marrë votat. Me arsyetimin se ai ka mundësi t’i marrë votat herën tjetër, Basha ka thënë se është më e arsyeshme të mbyllet seanca.

Nenad Rashiqi ka konsumuar dy herët e votimit, i mbetet edhe një tjetër.

Para tij në votim kanë dalë disa prej deputetëve të Listës Serbe, por asnjë nuk ka marrë votat.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë thirrje para seancës që të votohet Rashiqi për nënkryetar të Kuvendit, duke shtuar se për deputetët e Listës Serbe nuk kanë votë.


Lista Serbe: Do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha pas seancës së Kuvendit se partia e tij  do të paraqesë ankese në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Sipas Simiqit  komunitetit serb po shkelen të drejtat themelore të njeriut të komunitetit serb, rendi kushtetues dhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

“Ata e dinë mirë se çfarë po bëjnë. Në seancën e kaluar kam biseduar disa herë me kryetarin e Kuvendit dhe i kam tërhequr vërejtjen për shkeljet dhe parregullsitë. Nënkryetari duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë, dhe në këtë rast ai është Sllavko Simiq”, tha Igor Simiq.

“Lista Serbe dhe populli serb nuk janë pengesë e as dikush që dëshiron të bllokojë proceset, por vetëm kërkojmë që të respektohen të drejtat tona”, shtoi  Simiq.


Rashiqi dështoi në votimin për nënkryetar, Basha mbyll seancën

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka ndërprerë punimet e kësaj seance të Kuvendit, në kandidaturën e Nenad Rashiq.

I njëjti për herë të dytë nuk ka arritur t’i marrë votat e duhur. Rashiq mori 56 vota për, 1 kundër, 20 abstenime.


Eliminohet Stefan Kovaceviq

Deputeti i Listës Serbe, Stefan Kovaceviq, është eliminuar nga shorti pasi tri herë u hodh në votim dhe asnjëherë nuk i mori votat e nevojshme.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se në herën e tretë Kovaçeviq nuk mori asnjë votë për, derisa 55 vota ishin kundër e 15 abstenime.

Lista Serbe nuk po merr pjesë në votim pasi iu mohua kandidimi i Slavko Simiqit pasi tri herë dështoi.


Kryetari i Listës Serbe tri herë radhazi nuk merr votat për nënkryetar të Kuvendit

Zlatan Elek përmes shortit u hodh në votim tri herë radhazi për nënkryetar të legjislativit, në seancën e sotme të konstituimit të legjislaturës së nëntë, mirëpo nuk mori asnjë votë për, kundër ishin 54, kurse 19 deputetë abstenuan.

Në votim nuk morën pjesë deputetët nga Lista Serbe.

Të zgjedhurit e popullit të enjten për herë të 60-të po tentojnë të zgjedhin trupat e legjislativit. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe katër nënkryetarëve, deputetë nuk po arrijnë konsensus për zgjedhjen e nënkryetarit tjetër nga komuniteti serb, që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendi.


Branislav Nikoliq s’merr votat për nënkryetar

Deputeti i Listës Serbe, Brasnilav Nikoliq nuk ka marrë votat për  pozitën e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.


Deputetët e Kuvendit nisin përpjekjen e radhës për konstituim

Ka filluar Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku pritet zgjedhja e nënkryetarit të pestë dhe të fundit të Kuvendit.

Në sallë janë 107 deputetë.

Back to top button