Deputetët e PD-së qëllojnë drejt Kryeministrit, kaos në kuvend

Deputetët tentuan për të goditur kreun e qeverisë me vezë

U shoqërua me incidente dhe tensio seanca parlamentare që përkoi me rikthimin e opozitës në sallë pas disa kohësh mungesë.

Në momentin kur kryeministri, Edi Rama mori fjalën disa deputetë të PD-së u lëshuan drejt foltores në tentativë për të goditur kreun e qeverisë me vezë.

Me aktivët ishin deputeti i Elbasanit, Endri Hasa, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri.

Ata u përplasën me punonjësit e Gardës, ndërsa Rama ka refuzuar menjëherë, duke i kërkuar shërbimit të kuvendit që ta nxjerrin jashtë Endri Hasën.

Më tej ndërhyri edhe kreu i kuvendit, Gazmend Ruçi, që ndërpreu seancën dhe i kërkoi punonjësve të Gardës të nxjerrin jashtë deputetin e PD-së, raporton vizionplus.

Back to top button