Deputetët mirëpresin porositë e ndërkombëtareve

Opozita nuk ndërron mendje, pavarësisht thirrjeve nga McCain dhe Gabriel

Mesazhet e senatorit amerikan, JohnMcCain dhe të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, SigmarGabriel, se duhet të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi në mënyrë që qytetarët të kenë liberalizimin e vizave, nuk ia ka ndërruar mendjen opozitës që ta mbështes ratifikimin e demarkacionit në Kuvend. Opozita thotë se marrëveshjen aktuale për shënjimin e kufirit me Malin e Zi nuk do ta votojnë. Ndërsa, deputetët e koalicionin qeverisës thanë se mesazhet e ndërkombëtarëve duhet të merren seriozisht nga të gjitha partitë politike./21Media

 

 

Back to top button