Deputeti gjerman i reagon Borrellit e Lajçakut: E lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, në një reagim në platformën “X”, ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e Vuçiqit për Kosovën të bërë të dielën, i cili tha se Perëndimi duhet zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
Butikofer tha se si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri Kurti, kur por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës.
“Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi. A e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka shkruar ai.