Deputeti i listes “Guxo” kërkon largimin e Vitisë

Deputeti i listës “Guxo”, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë madje se ai duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij.
Në një postim në Facebook, Karmeta ka akuzuar Vitinë se “i ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore”.

“I nderuar Ministër, ndonjëherë mbështetjen dhe mbrojtjen për tjetrin mund t’a japim për asye të respektit ndaj marrëveshjeve dhe besnikërisë, siç e kemi bërë në rastin tënd kur ishit pak vonë me vakcinat, shumë të vonshëm me insulinat (për diabetikët), e mbase tash vonë edhe me heparinat dhe eritropoetinat (per pacientë në dializë). Pra, tani mjaftë është mjaftë!!! Më as për hatër të besnikërisë nuk do t’i dalë në mbrojtje gjërave që janë në dëm të qytetarëve”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka shtuar se Vitia duhet të largohet nga Ministria e të fokusohet në Prishtinë, ku është kandidat për kryetar në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale.
“Nuk e di përse, por kësaj radhe qeverisëse shumë herë nuk arritët ta përballonit as presionin, e të qëndronit në kreativitet e punët tuaja të përditshme. Z. Ministër, merru me Prishtinën, është shumë të qëndrosh deri në tetor aty! Nuk jam këtu për të shkruar vetëm dështimet e tua, e di që ke bërë edhe shumë punë të mira, e disa janë në proces e sipër, por tani nga ti kërkohet diç tjetër. I nderuar z. Vitia, nga pak gjëra që ua kam lakminë është guximi yt për të kërkuar falje. Andaj, merr guximin dhe kërko falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse kështu sadopak do të çliroheshit ju dhe mbase do të ngjallësh përsëri shpresën”, ka përfunduar shkrimin e tij Karameta në Facebook.

Këtë muaj vazhdimisht numri i të infektuarve ka qenë i madh. Shifrta mëtë larta kanë shkuar mbii 2500 raste të reja. /21Media
Back to top button