Deputeti i Listës “Guxo” që po kërkon dorëheqjen e Martin Berishajt

Deputeti i Listës “Guxo”, Burim Meta ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Dreshaj duhet të lirohet nga detyra.
“Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë. Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë.”, ka thënë Metaj.
Tutje ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të përfaqësohet me një figurë tashmë të përfolur.
“Gjithashtu, si shtet nuk guxojmë që të rrezikojmë që në një shtet mik, siç është Kroacia, shtet që e kemi referencë në shumë procese, të përfaqësohemi me një figurë të përfolur tashmë për gjëra që më së paku do të duhej të përfolen ambasadorët.”, ka përfunduar deputeti Meta.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob. Por, Berishaj ka mohuar të ketë gisht në këtë skandal duke thënë se do të padisë portalin slloven që e ka publikuar. /21Media

Back to top button