Deputeti i VV-së i jep përkrahje Ramës për ndërtimin e Rrugës “A”

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin ka diskutuar për projektet që parashihen të zhvillohen në Prishtinë.

Rrahman i ka dhënë mbështetje ndërtimit të unazës së kryeqytetit dhe ndërtimit të rrugës A.

“ Takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Prishtines z. Perparim Rama.
-Studimi i fizibilitetit per Kodren e Trimave
-Projektet të cilat janë duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë për Kodren e Trimave
-Ndërtimi i unazës se Kryeqytetit si një nevojë jetike për funksionimin normal të Prishtinës.
-Ndërtimi i Rrugës A i vonuar kaq shumë duhet të përfundoj sa më shpejtë.”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se gjithsecili duhet të japë kontribut për Prishtinën.

“Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim.
Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, ka përfunduar deputeti Rrahmani.

Kujtojmë se punimet në Rrugën “A” janë pezulluar nga Gjykata Komerciale. Ky vendim ka ngjallur polemika të shumta. Vet kryetari Rama e ka quajtur veprim politik duke akuzuar se vendimi është marrë nga gjyqtarja, e cila është motër e një prej deputeteve të partisë në pushtet.

Në anën tjetër Qeveria Kurti ka akuzuar Ramën se po e përvetëson punën e tyre./21Media

Back to top button