Deputeti serb: Veselinoviq dhe Radoiçiç janë kriminelë , mbështeten nga pushteti në Beograd

Deputeti serb i Partisë Popullore, Borisav Novakoviq, akuzoi pushtetin në Beograd se po mbështet të sanksionuarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
“Bëhet fjalë për grupin më të madh kriminal të organizuar në vend, po foli për Zvonko Veselinoviqin dhe Radoçiqin, dhe për atë se ata janë të mbështetur nga ky pushtet, për atë se ju i favorizoni, për atë se ju i jepni punët… Nuk është Zvonko Veselinoviq në Kosovë, ai jeton në Novi Sad, dhe orkestron me skenën kriminale të Novi Sadit dhe të gjithë shtetit këtu dhe ju e dini që ai është mafioz dhe ju e dini që ai është kriminel dhe nuk keni guxim ta përmendni emrin e tij”, tha Novakoviq.
Gjithashtu  akuzoi edhe Andrej Vuçiq, vëllain e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, duek thënë se po  kujdeset për pjesën politike ndërsa Veselinoviqi për atë të krimit./21Med

Back to top button