Deputeti ukrainas inicion peticion për njohjen e Kosovës

Një peticion për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Ukraina është nisur nga deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko
Ai njoftoi në Twitter se nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti Volodymyr Zelensky duhet t’i përgjigjet.
“I bëra një peticion presidentit të Ukrainës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25,000 nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina duhet ta mbështesë Kosovën tani”, shkroi Goncharenko në Twitter.


I njëji në gusht të këtij viti projekt-rezolutën për njohjen e Kosovës.
Në atë kohë ai ka theksuar se që në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së ka pranuar se e drejta e Kosovës për sovranitet shtetëror nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar./21Media

Back to top button