Deputetja e Kuvendit ia thotë këngës me të dashurin

 
Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld janë duke shijuar momente të lumtura pranë njëri-tjetrit. Kjo po shihet nga pamjet e shumta që ata po ndajnë për ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv
Së fundmi, aktorja dhe futbollisti janë incizuar duke kënduar së bashku këngën “Lule lule” të Dafina Zeqirit dhe Lumi B. videon duke kënduar me të dashurën Keith e ka publikuar në instagram, ku numëron mbi 6 mijë ndjekës. E videon e njëjtë e ka ndarë në storie edhe aktorja e njohur.

Ndryshe, Matoshi e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld në tetor të vitit 2020.
Sa i përket karrierës, Adriana Matoshi njihet për role të shumta në projekte filmike, e po ashtu edhe nga seriali vendor “O sa mirë”. Ndërsa, në zgjedhjet e 14 shkurtit ajo është bërë deputete, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./21Media

Back to top button