Deputetja e VV-së tregon nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja

Nagavci për bisedimet me LDK-në

Takimet e deritanishme për arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe LDK-së si parti e dytë kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.

Krerët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa duket se nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët sa i përket postit të presidentit.

Deputetja e VV-së Arbërie Nagavci ka paralajmëruar se nëse do të mund të arrihet marrëveshje ndërmjet dy partive, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit. Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, shkruan ajo në Facebook./21Media

 

Back to top button