Deputetja shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin flet për RTV21

 
Afërdita Suka është deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin. Afërdita Suka ishte kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin.
Në emisionin “Bon Bon” të RTV21, Afërdita Suka ka folur rreth zgjedhjes së saj si deputete.
Ajo ka treguar se ka pasur mbështetje të madhe nga shqiptarët atje.

Gjithashtu, deputetja Afërdita Suka ka thënë se gjithmonë do t’i ketë parasysh vështirësitë e njerëzve me origjinë tjetër.

40-vjeçarja e lindur në Suharekë, jo vetëm që arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë për partinë e saj të Gjelbër, por theu edhe një bastion të përhershëm të socialdemokratëve në zonën 4 në Tempelhof-Schöneberg.
Afërdita Suka do të jetë kështu  deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Landit të Berlinit dhe e dyta deputete me prejardhje shqiptare në nivel landi, pas socialdemokratit Sami Musa, me prejardhje gjermano-kosovare, i cili fitoi në shkurt të vitit të kaluar një ulëse në parlamentin e Hamburgut./21Media

Back to top button