Kaloni te përmbajtja kryesore

Derbi londinez mes Arsenal dhe West Ham, formacionet e mundshme

 
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi londinez mes skuadrës së Arsenal dhe asaj të West Ham, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për xhiron e 17 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Arsenali e mposhti me rezultat 3:0 skuadrën e Southampton, kurse West Ham rikthehet nga barazimi pa gola me Burnleyn.
Momentalisht, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Arsenali zë vendin e gjashtë me gjithsej 26 pikë, dy sosh më pak se West Ham që renditet në pozitën e katërt.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për “Topçinjtë” nuk do të paraqiten Aubameyang, Kolasinac dhe Leno, kurse te “Çekanët” do të mungojnë Fredericks, Johnson, Ogbonna dhe Zouma.
Formacionet e mundshme të Arsenalit dhe të West Ham i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Lacazette
West Ham United (4-2-3-1): Fabianski; Coufal, Dawson, Diop, Masuaku; Rice, Soucek; Bowen, Fornals, Benrahma; Antonio
21:00 Arsenal – West Ham United (Stadiumi Emirates).

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button