Derbi mes Milanit dhe Juventusit, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi tejet interesant mes Milanit dhe Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e nëntë të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Milani e mposhti Empolin me rezultat 3:1, kurse Juventusi shënoi fitore 3:0 kundër Bolognas.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm tre pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e pestë në kuotën e 17 pikëve, krahas Juventusit që renditet i teti me 13 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme të mëdha me mungesa, ku për Milanin nuk do të paraqiten Calabria, Florenzi, Ibrahimovic, Kjaer, Maignan, Messias dhe Saelemaekers, kurse te Juventusi mungojnë Ake, Chiesa, De Sciglio, Di Maria, Kaio Jorge, Peeters dhe Pogba.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button