Dërgohet ujë i pijshëm në Skenderaj e Mitrovicë

Pas vërshimeve që kanë kapluar disa komuna të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme është angazhuar për t’i siguruar rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme.
MPB ka njoftuar se në komunën e Skenderajt dhe në Mitrovicë janë dërguar dy cisterna për ujë të pijes. Ndërsa në Komunën e Klinës, në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat, MPB njofton do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune.
“Si Ministri e Punëve të Brendshme jemi në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Ju apelojmë për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante përmes numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194”, thuhet në njoftimin e MPB./21Media

Back to top button