Dërguan nxënësit në shëtitje të rrezikshme, dënohet shkolla

Një shkollë në Britani të Madhe është gjobitur me 30 mijë paund pasi dërguan në një shëtitje të rrezikshme malore një grup nxënësish.
Stafi nga Gateshead Cheder, një shkollë hebreje ortodokse, ka dërguar 13 djem në Helvellyn në Lake District në mars 2020 mes akullit dhe borës.
Një ekip shpëtimi malor ka gjetur grupin në errësirë dhe i ka dërguar në një vend të sigurtë pasi një djalë rrëshqiti në akull dhe një tjetër ishte ndarë nga grupi, përcjellë rtv21.tv

Grupi i nxënësve të moshave 10, 14 dhe 15 vjeç, ishin në udhëtimin e organizuar nga një mësues dhe një ndihmës mësues, shkruan bbc.
Para se të niseshin, mbikëqyrësit kanë shikuar raportin e motit për Lake District, i cili ka theksuar rreziqet e ngjitjes mbi vijën e borës, por ata kanë vendosur të vazhdojë përpara, ka thënë Gjykata e Newcastle Magistrates.
Mbikqyrësit nuk kishin kualifikime formale në drejtimin malor ose përvojë në kushtet e dimrit dhe mbështeteshin në një aplikacion të telefonave për udhëzim.
Gjatë ngjitjes, të paktën dy anëtarë të publikut paralajmëruan stafin mësimdhënës që të kthehej prapa, por ata vazhduan dhe arritën në majën prej 950 metra./21Media
 

Back to top button