Deri në 3 orë pritje në Merdare

Mëngjesi i së premtës mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë po i gjenë duke pritur me orë të tëra në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Merdarja mërgimtarët po presin deri në 3 orë e gjysmë, e po aq thuajse edhe për të hyrë.

Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të hyrë pritjet janë deri në 1 orë, e për të dalë deri në 1 orë e gjysmë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta./21Media

Back to top button