Deri në 5000 euro mund të dënohen avokatët për shkelje disiplinore

Sot në emisionin e pasditës ”Bon Bon” në kuadër të rubrikës ”Avokati në studio”, nga Oda e Avokatëve të Kosovë ka qenë i ftuar Agron Curri, i cili ka folur për parimet e vetdisiplinimit të avokatëve.
Curri ka shtuar se avokatët janë të detyruar të ruajnë prestigjin e OAK-ut.

Madje kur avokatët bëjnë shkelje të këtij parimi ata gjobiten. Gjoba më e madhe është ajo deri në 5000 euro.

Avokatët përveç punës profesionale që duhet ta tregojnë në profesionin e tyre, ata duhet të jenë të kujdesshëm edhe përsa i përket jetës private, në kuptimin që nuk duhet të përfshihen në ndonjë skandal, sepse ndaj tyre merren masa./21Media

Back to top button