Deri në dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 90 deri në 120 minuta janë në Jarinjë, për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa në Mërdarë pritjet janë deri në 20- 30 minuta, të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 120  minuta. Në Muçibabë pritjet janë 50 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta./21Media

Back to top button