Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit për në vendet ku jetojnë, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin.
Sot është raportuar se në pikën kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova, udhëtarët po presin deri në 2 orë.
Pritje deri në gjysmë ore ka edhe në Jarinjë.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të pushimeve./21Media
 

Back to top button