Deri në ora 13:00 kanë votuar mbi 7 mijë votues në diasporë

Deri në ora 13:00 në 24 përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë votuar 7 mijë e 79 votues.
“Iu njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Nga komunikimi i vazhdueshëm në qendrat e votimit në këto përfaqësi, procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave nga 24 përfaqësitë diplomatike, deri në orën 13:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 36.89% apo 7 mijë e 79 votues”, bëri të ditur Elezi në konferencën për media.
Për procesin e votimit në këto përfaqësi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se nuk është duke pasur ndonjë pengesë apo parregullësi.
“Jo deri më tani nuk ka ndonjë pengesë apo parregullësi në këtë proces. Ka ndoshta pa qartësi sa i përket procesit të votimit, procedurave të tjera por ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e këtyre qendrave të votimit”, u shpreh ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?