Deri në tri orë pritje në Merdarë

Mërgimtarët veçse kanë nisur të largohen nga Kosova, pas festave të fundvitit.
Raportohet se në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, pritjet shkojnë deri në tri orë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në tri orë ndërsa hyrjet deri 5-10 minuta.
Pas saj, Dheu i Bardhë e Jarinje, deri në gjysmë ore apo 30 minuta në dalje, ndërsa në hyrje tre deri në pesë minuta./21Media

Back to top button