Deri një orë e gjysmë pritje në Merdarë

Deri një orë e gjysmë qytetarët po presin për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Merdarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit pak para orës 11:00.
Pritjet më të gjata janë në Merdarë rreth një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova.
E në pikët tjera kufitare gjendja është normalizuar.
Te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Jarinje pritjet janë 10 deri 15 minuta. Po ashtu edhe Bërnjak pritjet janë 5 deri 10 minuta.
