Kaloni te përmbajtja kryesore

Dervishi: Rama më i fortë se kurrë, për Berishën ky mund të jetë rasti i parafundit

(Lajm i përditësuar)


Dervishi: Rama më i fortë se kurrë, për Berishën ky mund të jetë rasti i parafundit

Analisti nga Tirana, Lutfi Dervishi, në emisionin “Click” në RTV21 tha se për momentin kryeministri Edi Rama është i pasfidueshëm.

“Zgjedhjet i fitoi vetëm, personalizoi fushatën, premtoi një ëndërr të shqiptarëve – pasaportën evropiane. Mund të thuhet se është më i fortë se kurrë, por, nga ana tjetër, sa i përket Berishës, nuk jam i sigurt nëse është ky rasti i fundit apo i parafundit”, tha ai.


Dervishi: Trendet tregojnë se Rama ka marrë një mandat tjetër më të madh se sa e kishte

Analisti nga Tirana, Lutfi Dervishi, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi zgjedhjet në Shqipëri.
Ai e cilësoi këtë si rezultat befasues.

“Ajo që krijon një lloj befasie në këto zgjedhje është mandati i katërt, për herë të parë, i një force në tranzicion. Numërimi nuk është mbyllur ende, por trendet janë krejt të qarta se kryeministri Rama ka marrë një mandat tjetër më të madh se sa e kishte”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button