Dëshira më e madhe e Teos, të jetë i lumtur

Me karrocën e re nuk do të varet nga shokët e tij

25 vjeqari Teodor Bogoevski ka një dëshirë të madhe dhe ajo është që të jetë i lumtur. Shoqërimi me shokët e tij gjatë kohës së lirë është diçka që i jep kënaqësi të madhe. Teo thotë se karroca invalidore është pjesë e tij tanimë 9 vjet, por ai ka nevojë për një karrocë elektrike të cilën do të mund ta voziste nëpër rrugët e qytetit. Megjithatë, një karrocë e tillë kushton 13 mijë euro, para këto të cilat ai nuk i ka .

“Kur dola prej sistemit, për shkak se sistemi më mësoi që të pajtohem me fatin tim dhe të qëndroj në shtëpi. Kur vetë i bëra kushtet dhe dola i vetëm nga shtëpia e kuptova se karroca do të më ndihmojë shumë dhe është e patjetërsueshme për dikë që nuk mund të lëvizë”, tha Teodor Bogoevski, student.

Teo është student i drejtësisë në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Falë shokëve të tij të cilët e dërgojnë deri ne fakultet, ai ka mundësi t’i ndjekë ligjëratat dhe t’u nënshtrohet provimeve të fakultetit.

“Më dërgojnë që të shkoj ta marr indeksin prej një vendi në një vend tjetër, dhe kjo do të thotë që un duhet të kem dikë me vete për të bërë këtë gjë . Deri tani këtë e kam bërë me më të afërmit, me shokët dhe ndonjëherë merrem vesh edhe me profesorët. Jam shumë i kënaqur prej tyre, por sistemi nuk është funksional. Për shembull të premten kisha provim dhe nuk kisha mundësi që të arrij deri tek pjesa e parme e rampës”, shtoi Teo.

Dëshira më e madhe e Teos është që ai të lëvizë i vetëm nëpër rrugët e qytetit. Kjo do të ishte e mundur vetëm me karrocën elektrike. Çmimi i kësaj karroce është 13.000 euro. Të gjithë ata që dëshirojnë ti ndihmojnë Teos kanë mundësi të donojnë në xhiro llogarinë 300001000024737./21Media

Back to top button