Dështoi në provimin e jurispodencës Kim Kardashian në lot

Kim Kardashian, e njohur për jetën e saj të luksit dhe shfaqjet televizive, po përballej me një sfidë të re ,ajo po përpiqej të bëhej avokate, një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Përkundër përpjekjeve të saj, ajo nuk ia doli mbanë në provimin e parë, shkruan the Sun.
Megjithatë, Kim nuk u dorëzua. Ajo vazhdoi të studionte dhe të përgatitej për provimin e radhës. Kjo tregon vendosmërinë dhe përkushtimin e saj për të arritur qëllimet e saj, pavarësisht pengesave.
“Jam kaq e lodhur… Çdo herë që mendoj se po shkoj përpara, del diçka që më ndalon. Një pjesë e imja thjesht do të ndalojë. Më duket sikur truri do të më shpërthejë dhe kam aq shumë për të mësuar, nuk jam ende avokate… vetëm luaj një të tillë të veshur bukur në TV. Gjashtë vite në këtë rrugëtim dhe ende jam e përkushtuar deri sa ta kaloj provimin. Pa rrugë të shkurtra, pa dorëzim – vetëm më shumë studim dhe akoma më shumë vendosmëri”, u shpreh ajo në video duke qarë./21Media