Dështoi tentimi i 35-të për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)



Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas dështimit të 35-të për konstituimin e Kuvendit, Kadrijaj ka thënë se nuk sheh ndonjë angazhim nga LVV për sigurimin e 61-votave për kryeparlamentare.

“Më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet që të zgjedhet krye parlamentare dhe ne nuk e shohim fare një angazhim të LVV-së për sigurimin e 61-votave për kryeparlamentaren dhe po shihet qartë një abuzim i një të drejte që ja ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë është që ju ka dhënë partisë së parë që të nominoj kandidatin për kryeparlamentare. Ne e kemi konceptuar e kemi pranuar këtë të drejtë, por nuk mund të pranojmë abuzimin që po e bën VV-ja. Po bëhet qëllimshëm moskonstituimi i Kuvendit”, deklaroi ajo. /21Media


Dështimi i 35-të i Kuvendit, Mustafa: Përgjegjësia bie mbi VV-në

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar për dështimin në formimin e institucioneve dhe përkeqësimin e gjendjes në sektorët kyç të vendit.

Pas dështimit të 35-të për konstituimin e Kuvendit, para mediave Mustafa ka thënë se partia që ka fituar shumicën në zgjedhje e ka përgjegjësinë e formimit të institucioneve.

“Partia që ka shumicën nuk arriti të sigurojë as sot votat e mjaftueshme. Konform Kushtetutës, partisë që del e para në zgjedhje i takon ekskluzivisht të nominojë kryetarin e Kuvendit dhe i takon përgjegjësia për të siguruar votat”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së e cilësoi si fatkeqësi faktin që kanë kaluar muaj të tërë nga zgjedhjet, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën për ndërtimin e institucioneve.

Duke folur për sektorin e energjisë, Mustafa theksoi se Kosova është në prag të një krize serioze për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese dhe varësisë në rritje nga importi.

“Në rrethana normale prodhimi vendor është rreth 800 megavat, ndërsa për momentin kemi vetëm 110. Pjesa më e madhe po importohet. VV-ja ka kundërshtuar vazhdimisht ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike, duke e lënë Kosovën në kushte të rënda të varësisë energjetike”, deklaroi Mustafa.

Ai shtoi se përfituesit kryesorë nga ky import energjie janë njerëz të afërt me Vetëvendosjen, duke aluduar në përzierje të interesave politike me ato ekonomike.

“Kriza politike, energjetike dhe ekonomike është rezultat kryekëput i veprimeve apo mosveprimeve të LVV-së”, përfundoi ai.


Çitaku: Edhe një herë u demonstrua që për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 35 për konstituimin e Kuvendit tha se edhe një herë u demonstrua që për LVV-në dhe Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti.

Çitaku deklaroi se kjo situatë duhet të merrë fund teksa kërkoi nga LVV të ketë reflektim lidhur me ngërçin politik.

“Edhe një herë u demonstrua që për LVV-në, për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e madhe dhe më e rëndësishme se demokracia. Kjo situatë duhet të merrë fund dhe presim nga Lëvizja Vetëvendosje që të reflektoj”, tha ajo. /21Media


Dështon konstituimi i Kuvendi për të 35–tën herë

Të shtunën ka dështuar përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit.

Ngërçi vazhdon të mbetet te pika për formimin e një komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Në sallë ishin 94 deputetë. 51 deputetë votuan pro formimit të këtij komisioni, ndërsa një ishte kundër.

Seanca e radhës do të mbahet më 23 qershor në ora 11:00.


Fillon seanca e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Ka nisur seanca e 35-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Kjo seancë është duke u drejtuar nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari dhe deputetja më re në moshë, Sala Jashari. /21Media


Protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë fundin e ngërçit politik

Disa qytetarë janë mbledhur në hyrje të Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit.

Të pajisur me pankarta në duar, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me mesazhe si: “Kosova nuk mund të presë”, “Kushtetuta nuk është për lojë politike” dhe “Populli ka votuar, jo për t’u bllokuar”.

Ata kërkojnë që të formohen organet e shtetit, teksa shtuan se çdo ditë si qytetarë po shohin se si Kosova është duke shkruar në humbje nga mos formimi i institucioneve. /21Media


Limaj: Është koha që qytetarët të shikojnë kujt po ia japin besimin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, para seancës së 35-të të Kuvendit të Kosovës, u shpreh i shqetësuar për situatën politike në vend dhe dështimet e njëpasnjëshme për ndërtimin e institucioneve të reja, pavarësisht fitores së partive në zgjedhje.

“Kjo është e habitshme çka po ndodh. Me u zgjedh, me kërku me bo vendin më mirë, e me bë tërë atë fushatë, me garu kush është më patriot, e me ta dhënë populli besimin, e mos me qenë në gjendje me u ul grupet politike me ndërtu qeveri, parlament e institucione – në kohën kur bota është trazuar, në krizë ekonomike të madhe,” tha Limaj para mediave sot.

Ai deklaroi se situata aktuale kërkon reflektim të thellë, jo vetëm nga politika, por edhe nga qytetarët.

“Në krejt këtë situatë, apeli im te qytetarët është: shikoni kujt po ia jepni besimin. Është koha me adresu përgjegjësinë,” theksoi ai. /21Media


Guri: Nomadë nuk është opozita, por vetë Kurti që s’ka shtëpi në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka thënë se nomadë nuk është opozita, por vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti që nuk ka shtëpi në Kosovë.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit së pishinës gjysmolimpike në Podujevë më 19 qershor, Kurti i pati quajtur nomadë deputetë e opozitës, duke i fajësuar për moskonstituimin e Kuvendit.

Guri i LDK-së e ka quajtur këtë cilësim të papërshtatshëm dhe fyes.

“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti. Kështu që nomadë nuk është opozita, por është Albin Kurti, që nuk ka vend rezident ku jeton. Nuk e ka familjen këtu”, ka thënë ai para nisjes së seancës së 35-të konstituive.

Sipas tij, Kurti ka përdorur këtë epitet për opozitën duke u nisur nga vetja dhe jo nga realiteti politik.

“Është e padinjitetshme që përmes këtyre cilësimeve të tentohet të bëhet presion te vota e deputetëve”, shtoi ai.


Gashi: Kur partia e tij duhet ta zgjidhë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi para fillimit të seancës së 35-të për konstituimin e Kuvendit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj duhet të vendosë për gjendjen e krijuar.

“Veç një parti e ka zgjidhjen, Kurti dhe partia e tij duhet të gjithë të gjithë”, deklaroi Gashi.

Deputeti i LDK-së tha se është e papranueshme që Kosova ende nuk ka institucione.

“Fatkeqësisht ajo është e turpshme që po ndodh, bota o kallet flakë, e ne po shtyhemi vete kush po merr. Duhet të vijë fundi sa më shpejt kjo situate. Është e papranueshme gjendja në të cilën ka hyrë vendi”, tha Gashi para mediave.


Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Pas sukseseve të njëpasshme, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe sot në një histori të 35-të konstituimit të legjislaturës së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca është dëgjuar nga ora 10:30.

Në seancën e para dy ditëve, mungoi kuorumi për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjet e kryeparlamentarëve që propozojnë kryesuesit e tyre, Avni Dehari. Kjo ishte hera e 26-të që dështoi formimi i Komisionit përmes të cilit partia e parë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, synoi të zëvendësojë hedhjen në votim të kandidatëve të tyne për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, meqë për disa seanca radhas s’arriti t’i merrte votat e saj.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk propozojnë një anëtar për formimin e Komisionit.

Edhe pas përfundimit të 34- partive politike në prononcimet pasi nuk dhanë shenja se do të ketë ndryshim qëndrimesh.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, tha se në pritje të vendimit të çështjeve të kushteve për çështjen që ju dërgoni për interpretimin e partive të tjera rreth ndryshimeve të votimit nga i hapur të fshehtë dhe akuzoi.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më 15 prill dhe që nga ajo datë çdo 48 orë po mbahen të rejat seanca konstituive pa arritur rezultat.

Back to top button