Dështojnë negociatat për formimin e qeverisë

Sytë janë kthyer drejt Unionit Kristian (CU), Partia Socialiste dhe laburistët PvdA

Negociatat për formimin e Qeverisë në Holandë kanë dështuar, ku që nga 15 marsi kur janë mbajtur zgjedhjet, partitë fituese nuk po arrin të sigurojnë shumicën e duhur, për formimin e qeverisë.

Pas dy muajsh përpjekjesh të vështira, puna për formimin e koalicionit parashikuar mes Partisë Liberale (VVD) të kryeministrit në ikje, Mark Rutte, renditur në krye me 33 vende dhe tre formacioneve të tjera kanë dështuar.

Me VVD, kristiandemokratët e CDA-së (19 vende) dhe progresistët D66 (19 vende) janë në kërkim të një partie të katërt dhe me shumë gjasa një parti e pestë për të marrë maxhorancën absolute në Dhomën e Ulët të Parlamentit, që numëron 150 vende.

Pas një fundjave reflektimi, dhënë nga Edith Schippers, i cili u ngarkua me negociatat, sytë janë kthyer drejt Unionit Kristian (CU), Partia Socialiste dhe laburistët PvdA.

Back to top button