Dështon edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Edhe një dështim për konstituimin e Kuvendit
Të hënën ka dështuar përpjekja e 50-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për forimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme.
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, si më herët, ndërsa tentuan t’i thonin kryesuesit se ai po keqpërdoret nga partia dhe t’i kërkojnë ta respektojë Kushtuetutën, pasi Dehari i ftoi përfaqësuesit e partive tjera politike për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë.
Dehari kërkoi që t’u ndërpritet fjala atyre, duke kërkuar “vetëm propozimin”.
Komisioni i propozuar nga LVV-ja për votim të fshehtë i mori vetëm 53 vota.
Fillon seanca e 50-të për konstituimin e Kuvendit
Ka nisur seanca e 50-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.
Kjo seancë është duke u drejtuar nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari dhe deputetja më re në moshë, Sala Jashari. /21Media
Koci: Ka miq e armiq tanë që po binden, që ne nuk jemi të aftë me mbajt një shtet
Avokati, Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik.
Ai kishte paralajmëruar se do të protestojë.
Koci paralajmëroi se nga mos konstituimi i Kuvendit po rrezikohet e Kosovës, teksa shtoi se miqtë dhe armiqët e Kosovës janë duke bindur që Kosova nuk është e aftë të mbajë një shtet.
“Po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës, ka miq e armiqë tanë po binden që ne nuk jemi të aftë me mbajtë një shtet. Tashmë kjo nuk është politikë, po hynë në kategorinë e para politikës. Prandaj unë kërkojë që menjëherë sot të formohet Kuvendi dhe kjo protest nuk është veq për politikanët por edhe për krejt popullin i cili ka rënë në gjumë edhe është në një depression kolektiv”, ka thënë ai para mediave. /21Media
Qytetari i bindur që Limaj nuk zgjidhet kryekuvendar: Kurti s’i do këta të UÇK-së
“Fatmir Limaj nuk zgjedhjet kryetar parlamentit, këtu ju betohem unë, ju betohem që Fatmir Limaj nuk zgjedhjet se Albin Kurti nuk i do të UÇK-së”, u shpreh qytetari.
Sipas tij, kryetare e kuvendit mund të zgjidhet gruaja e Rexhep Selimit, e sipas tij do t’i marr 100 vota.
Derisa ai shton se kandidat tjetër që mund të zgjidhet si kryetar parlamenti është djali i Jakup Krasniqit.
“Nëse ke zemër Albin Kurti, propozoi këtë dy emra dhe sot do të zgjidhet ngërçi politik”, u shpreh tutje ai para mediave sot.
Kadrijaj: Kurti e Limaj po takohen për të mos u dakorduar
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po takohen për të mos u dakorduar. Sipas saj, nuk dihet cili është qëllimi i takimit dhe cilat janë kërkesat e Kurtit apo të Limajt.
Megjithatë, Kadrijaj tha se “Kurtit po i afrohet afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit” dhe sipas saj, nëse nuk ka zgjedhje të trupave të Kuvendit deri më 26 korrik, atëherë “Kushtetuesja mund të japë të drejtën për të propozuar kryekuvendar dikujt tjetër”.
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim më 26 qershor, ku detyron deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo nuk ka specifikuar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh.
“S’kemi pasur informata. Me sa duket, në bazë të mediave, ata ishin takuar për të mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku është qëllimi dhe cilat janë kërkesat e z. Limaj dhe Albin Kurti. Të shohim në ditët në vijim. Afati kohor po afrohet, 26 korriku është afër dhe Kurti e ka shansin e fundit për konstituimin e Kuvendit. Gjykata, pas 30 ditëve të moskonstituimit, me gjasë do t’i japë të drejtën dikujt tjetër”, tha ajo.
Këto komente ajo i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për përpjekjen e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. /kp
Deliu: PDK ka qenë e qartë në qëndrimet e saja
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra për RTV21 ka thënë se është stërgjatur çështja e seancave plenare, teksa shtoi se PDK ka thënë që do të votojnë secilin kandidat i cili nuk ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar.
“Është stërgjatur kjo çështja e seancave plenare dhe e kam të vështirë të besojë që do të ketë ndonjë zhbllokim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sado që natyrisht që do të ishte në përgjegjësinë e LVV-së dhe të koalicionit Alternativa dhe Lista Guxo që të hapin rrugë kësaj situate të rëndë të krijuar dhe ta ndalin këtë degradim”, ka thënë ajo.
E pyetur se nëse ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve nga PDK, ajo thotë se “PDK ka qenë e qartë në qëndrimet e saja”.
Ajo shtoi se PDK ka thënë që do të votojnë secilin kandidat i cili nuk ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar.
Guri: LDK nuk ka votë për asnjë të propozuar nga LVV
Deputeti i LDK-së, Paris Guri për RTV21 ka thënë se nuk presim ndonjë ndryshim për konstituimin e Kuvendit.
“Nuk është që presim ndonjë risi prej herave të kaluara, ne vazhdimisht vimë me vullnetin dhe dëshirnë për të votuar për kryetarin e Kuvendit”, ka thënë ai.
Guri ka thënë se LDK nuk ka votë për asnjë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“LDK nuk ka votë për asnjë të propozuar nga LVV, të parët ju takon përgjegjësia edhe prej Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar ai. /21Media
Kadrijaj: I kam rënë pishman, me gjasë s’do të votojë asnjë kandidat të VV-së
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Albin Kurti po vazhdon ta mbajë të bllokuar Kuvendin.
“Ne e kemi qëndrueshmërinë e kandidatitt të propozuar. E kemi z.Kurti, pasi ai po dëshiron me mbajt Kuvendin, le të jetë edhe pjesë e Komisionit”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo gjithashtu foli edhe për takimin Kurti-Limaj të mbajtur në vikend.
“Mesa duket në bazë raportimeve ata ishin takuar për tu mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku eshte qëllimi. Të shohim ditët në vazhdim, afati kohor po afrohet”, tha Kadrijaj, ndërsa shtoi se është bërë pishman edhe për emrat që ka thënë se nga VV-ja do i votonte. I kam rënë pishman edhe për ata kandidat që kam thënë se do t’i votoja. Me gjasë nuk do të votojë asnjë kandidat të VV-së”, ka deklaruar Kadrijaj para mediave.
Çitaku: PDK-ja s’e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, para fillimit të seancës së 40-të ka thënë se PDK e ka bërë të qartë se nuk e voton asnjë kandidat për kryetar Kuvendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka ushtruar funksionin e ministrit.
“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk e votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës”, ka thënë Çitaku para mediave.
Tentimi i 50-të për ta bërë Kuvendin
Sot deputetët do të mblidhen në orën 11:00 për vazhdimin e 50-të të seancës konstituive të nisur më 15 prill.
Të shtunën kur është mbajtur vazhdimi i kaluar vetëm 50 deputetë kanë marrë pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Partitë që mandatin e shkuar ishin në opozitë, e akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje se është duke e kërcënuar rendin kushtetues në Kosovë.
E, sipas LVV-së, përgjegjësia u takon partive opozitare që po refuzojnë të marrin pjesë në votim.
Të shtunën e kësaj jave përfundon afati 1-mujor që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit.