Kaloni te përmbajtja kryesore

Dështon evakuimi nga Mariupoli

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar anulimin e autokolonës së evakuimit nga Mariupol.
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës së rajonit Donetsk, tha në Facebook se autokolona për të evakuuar banorët vendas nga Mariupol nuk ishte në gjendje të largohej nga qyteti.
“Kolona e evakuimit me banorët vendas nuk mundi kurrë të largohej nga Mariupoli sot: rusët filluan të rigrupojnë forcat e tyre dhe të bombardojnë rëndë qytetin. Është jashtëzakonisht e rrezikshme të evakuosh njerëzit në kushte të tilla. Kolona me ndihma humanitare, e cila u nis sot nga Zaporizhzhya drejt Mariupolit, nuk ka arritur ende në destinacionin e saj dhe aktualisht është në rrugën e saj”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button