Dështon konstituimi i Kuvendit për të 35–tën herë

Të shtunën ka dështuar përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit.

Ngërçi vazhdon të mbetet te pika për formimin e një komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Në sallë ishin 94 deputetë. 51 deputetë votuan pro formimit të këtij komisioni, ndërsa një ishte kundër.

Seanca e radhës do të mbahet më 23 qershor në ora 11:00.

Back to top button