Dështon mbledhja e Qeverisë
Mustafës nuk i shkojnë ministrat
Mbledhja e Qeverisë e cila ishte paraparë që të mbahet sot në orën 9:00 ka dështuar pasi që kryeministrit në detyrë, Isa Mustafës nuk i kanë shkuar ministrat.
Në mbledhjen e Qeverisë kanë shkuar vetëm ministrat në detyrë që vijnë nga LDK-ja por jo edhe ata të PDK-së që kanë qenë në koalicion me LDK-në që nga viti 2014.