Dështon miqësorja ndërmjet Interit dhe Arsenalit

Arsenali ka konfirmuar ndeshja miqësore kundër Interit, e cila supozohej të zhvillohej të dielën, është anuluar, edhe pse turneu ‘Kupa e Florida’ do të vazhdojë.
Gjigandët e Serie A duhet të ishin takuar me Arsenalin në turneun miqësor Kupa e Floridas të Dielën, por “Topçinjtë” janë detyruar të tërhiqen nga gara, në të cilën marrin pjesë edhe skuadra si Evertoni dhe Millonarios.
Klubi anglez ka njoftuar se e kanë marr këtë vendim për shkak se në disa prej këtyre skuadrave pjesëmarrëse janë disa raste pozitive me Covid-19.
“Pas një numri të vogël të testeve pozitive me Covid-19 në skuadrat që janë planifikuar për të udhëtuar në Amerikë, ne fatkeqësisht jemi detyruar të tërhiqemi nga Kupa e Floridës”, është bërë e ditur në deklaratën e Arsenalit.
“Ky vendim i vështirë bazohet në sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies së lojtarëve dhe stafit tonë.”
Përkundër tërheqjes së Arsenalit, organizatorët e këtij turneu kanë siguruar se ndeshjet tjera do të zhvillohen.
Kështu që, Interi do të takohet ose me Evertonin ose Millonarios në finale në Camping World Stadium, në Orlando të enjten, më 29 Korrik.

Back to top button