Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

(Lajm i përditësuar)


Deklarohet Haxhiu: Nëse refuzohet konstituimi i Kuvendit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kandidatja e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se nëse refuzohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës vendi do të shkoj në zgjedhje,.

Haxhiu pas dështimit të saj të radhës për t’i marr votat e mjaftueshme për kryekuvendare, tha se propozimi për këtë pozitë i takon partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

“VV-ja e ka dhënë qartë qëndrimin e saj, ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi. Ne jemi gati shumë të gatshëm të presim partitë, të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje… Kushtetuta e Kosovës e parasheh se duhet të jenë 61 vota për kryetarin e Kuvendit njësoj vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit. Nëse ata refuzojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për ta votuar nënkryetarin ”, tha ajo.

E pyetur se a është e gatshme të tërhiqet nga propozimi për kryetare të Kuvendit, Haxhiu tha se Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë dhe se “e rëndësishme është të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës”.

“Nuk është çështja a do të largoheni apo s’do të largoheni. Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë… është e rëndësishme që të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, unë besoj që qytetarët e Kosovës e kanë tepër të rëndësishme që të konstituohet Kuvendi dhe të votohet qeveria e re”, thotë ajo.


Deputeti i LVV-së Hekuran Murati pas seancës së Kuvendit tha se kundërshtimi që Albulena Haxhiu të zgjedhet kryetare e Kuvendit është i paarsyeshëm.

Ai shtoi se Haxhiu i plotëson kushtet për Kryetare të Kuvendit.

“Fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit pra sipas Kushtetutës kandidati për kryetar të Kuvendit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar, duke e propozuar zonjën Albulena Haxhiu, pra të mos harrojmë edhe njëherë kundërshtitë që po bëhen me tepër janë taktizime sesa që kemi të bëjmë me një arsye konkrete Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit pra ka çdo të drejtë dhe është larg mendsh të thuhet që nuk plotëson kritere apo nuk plotëson kushte, realisht kushtin për çdo pozitë të Kuvendit e plotëson çdo deputet, pra ky është kushti minimal, pra ne kemi shkuar edhe më tutje kemi propozuar gruan më të votuar në Kuvend”, tha ai./21Media


Biberoni n’Kuvend, Bahtiri dhe Guri në fokus

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, ja ka dhënë një shishe  të bebeve me qumësht deputetit nga radhët e LDK-së Paris Guri.

Ai këtë e ka bërë pak para fillimit të seancës së gjashtë për konstituimin e Kuvendit, ndërsa Guri atë shishe e ka gjuajtur në shportën e mbeturinave.

Paris Guri është deputeti më i ri nga radhët e LDK-së./21Media


Krasnqi akuza Kurtit: Po do qëllimshëm me mbajtë bllokadën

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi pas seancës së sotme të Kuvendit akuzoi liderin e LVV-së Albin Kurti se po tenton ta mbajë situatën e bllokuar.

Ai tha se ka edhe emra të tjerë të Vetëvendosjes që nuk do t’i votonin për Kryetar të Kuvendit.

“Sikur zonja Haxhiu ka edhe të tjerë në radhë të vv-së që ne nuk i votojmë Nuk po dëshiroj që me kriju tema kush është i pranueshëm kush është i pranueshëm e përsëris ka kolegë të opozitës që emra të tjerë i votojmë. Sikur të kishte qëllim me u zhblloklu situata me u formu institucionet Albin K urti e kishte tejklau këtë problem po do qëllimshëm me mbajt bllokadën.”, Haxhiu.

“Kjo bllokadë duhet të marrë fund, sepse duke e majt bllokadën është duke e blloku marrjen me tema që na takojnë, marrjen me tema që i interesojnë qytetarëve, Nuk po lejohet pa u konstitu Kuvendi të diskutojmë për çmimin e energjisë elektrike, nuk po na lejohet me ardhë këtu edhe me i shkarku krejt anëtarët e bordit të ZRrE-së, me u marr me problemet ditore që i kanë njerëzit me ngritët e çmimeve, me u marrë me problemet që ka Kosova si shtet me degradimin e raporteve tona ndërkombtare “, shtoi ai./21Media


Haxhiu dështon sërish, seanca vazhdon të dielën

Albulena Haxhiu  dështoi sërish të zgjedhet Kryetare  e Kuvendit të Kosovës.   Ajo nuk arriti t;i marrë votat e duhura.

57 deputetë votuan pro, 47 kundër, derisa pati 3 abstenime.

Për zgjedhjen e saj nevojiten 61 vota.


​Krasniqi: PDK me qëndrim të njëjtë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në vazhdimin e seancës së sotme konstituive do të veprojnë njëjtë, duke votuar kundër propozimit të LVV-së për kryetare të Kuvendit.

Derisa ka hyrë në sallën plenare, ai është pyetur nga mediat sesi do të veprojnë, lideri opozitar tha se qëndrimi i tyre vazhdon të jetë i njëjtë.

Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por e njëjta ka dështuar tri herë të marrë votat e nevojshme


​Haxhiu: S’po flas se po më thonë përçarëse

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk foli për pritshmëritë e saj për seancën e sotme konstituive ku do të tentohet për herë të gjashtë të bëhet konstituimi i Kuvendit.

“S’po flas se po më thonë përçarëse”, tha ajo para mediave të premten më 25 prill, pak para fillimit të seancës.

Albulena Haxhiu është e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, e cila dështoi të mërkurën për të tretën herë që të zgjedhet në këtë pozitë.

Nga kjo parti janë deklaruar se Haxhiu edhe sot do të jetë e propozuara për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, partitë që deri më tash ishin në opozitë nuk po e mbështesin Haxhiun për kryeparlamentare


Nuk tërhiqet AAK-ja: Votojmë vetëm Saranda Bogujevcin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka shprehur qëndrimin e kësaj partie para fillimit të seancës konstitutive.

Ai tha se që as nuk do të votojnë për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, veçse shtoi se vota e tyre do të jetë pro nëse kandidate është Saranda Bogujevci.

“As sot nuk do të votojmë, vetëm nëse është Saranda Bogujevci”, deklaroi Brahimaj.

Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të fillojë në orën 10:00. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nuk i ka ftuar sot partitë në takim konsultativ, veçse është bërë e ditur se sërish Albulena Haxhiu do të propozohet për kryeparlamentare. Kjo është tentativa e katërt për kryeparlamentar dhe seanca e gjashtë për konstituim të plotë të legjislaturës së nëntë.


Deputetët nisin të mblidhen për vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Në Kuvend ka ardhur edhe e nominuara për kryeparlamentare nga LVV-ja, Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë nga kjo parti.

Po ashtu, në Kuvend kanë ardhur edhe deputetë nga opozita, përfshirë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Në pesë tentime të mëparashme, Kuvendi ka dështuar të zgjedh trupat e tyre, rrjedhimisht ka dështuar të konstituohet në tërësi legjislatura e nëntë.


​Peci: Rruga më e mirë është zhbllokimi i kësaj situate në Kuvend

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë se rruga e duhur dhe më e arsyeshme është zhbllokim i situatës së Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se duhet zgjidhje e shpejt me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe më pas formimit të qeverisë së re.

“Unë mendoj se partitë opozitare, ose partia për partinë tjetër nuk mund të propozoj e voton nuk e voton është zgjedhja e tyre…Ne mendojmë se rruga më e mirë, më e duhura dhe më e arsyeshme është me debllokua këtë bllokadë dhe me shkua drejtë konstituimit të Kuvendit….Zgjidhja mbetet në vullnetin dhe vendosmërinë e deputetëve, unë jam që me pas zgjidhje sa më të shpejt në kuptimin që me konstitu Kuvendin dhe me u fut në afate kushtetuese për themelimin e qeverisë”, tha Peci.

Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në orën 10:00.


Bahtiri optimist për ecurinë e seancës së sotme

Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri shprehet optimist për ecurinë e seancës së sotme.

Ai beson që me mbështetjen e opozitës do të arrihet të votohet kandidati i LVV-së për kryekuvendar.

E kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, për dallim nga herët tjera sot nuk i ka ftuar në takim konsultatitv partitë parlamentare. Sipas tij s’ka nevojë për këtë takim.

“Sigurisht që pozitiv…(A do të kaloj) Sigurisht që me opozitën”, tha ai


Gërvalla: S’do ta ndryshojmë emrin e kryeparlamentarit, arsyetimi i opozitës është fallco

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla tha se ky subjekt politik sërish do ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Ajo e vlerësoi Haxhi si një personalitet që ka kontribuar për vendin derisa fajësoi opozitën për bllokim.

Nuk ka asnjë arsye asnjë person absolutisht asnjë grup parlamentar të refuzojë votën për zonjën Albulena Haxhiu. Është jo vetëm një personalitet i jashtëzakonshëm por edhe një person që me aktivitetin e saj politik ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend , prandaj ky është arsyetim fallco. Arsyetimi i vërtetë i partive opozitare është se nuk duan ta pranojnë fituesin e zgjedhjeve , edhe nuk është kryetari i Kuvendit që të zgjidhet pasi të plotësohet dëshirat e deputetëve. Por partia fituese e cakton emrin e propozon emrin edhe votohet Kryetari i Kuvendit./21Media


​Sot pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në orën 10:00.

Në Kuvendin e Kosovës për herë të pestë ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.

Mirëpo, e njëjta në tri tentime ka dështuar ta zgjedhë kryeparlamentare deputeten Albulena Haxhiun. Ajo në seancat e 19 prillit dhe të 23 prillit mori vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme për të marrë këtë post.

Kundër zgjedhjes së saj në organin më të lartë legjislativ janë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nisma Socialdemokrate po abstenojnë.

Nga radhët e komuniteteve jo shumicë, deputetët e Listës Serbe në seancën e fundit nuk morën pjesë në votim. Të njëjtën gjë e bëri edhe deputetja nga komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Përkundër që nuk ka përkrahje nga opozita, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë theksuar se do të vazhdojnë të propozojnë Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, përkundër dështimit në tri tentime.

Edhe shoqëria civile po kërkon nga presidentja Vjosa Osmani t’i ftojë partitë parlamentare për konsultime, pas dështimit për herë të pestë të konstituimit të Kuvendit.

Derisa, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, thotë se në seancën e së premtes s’ka nevojë për takim konsultativ me partitë parlamentare

Back to top button