Detaje nga gjuajtja me armë në Haraçinë

Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski ka konfirmuar për MIA se në gjuajtjen me armë në Haraçinë, është plagosur shoferi i kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, ndërsa është gjuajtur edhe në drejtim të një personi tjetër të punësuar në komunë.

Sipas informacioneve të para, është gjuajtur në drejtim të veturës ku ishte kryetari i komunës, Ridvan Ibrahimi, ku prezent ishte shoferi dhe i punësuari në komunë.

Deri tani, për TV21 nga spitali i qytetit konfirmuan se është plagosur një 39-vjeçar me iniciale E.S., i cili është shtrirë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

“E.S. 39 është sjell në Shën Naumi i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë”, thonë nga spitali për TV21.

Një person tjetër i plagosur është shtrirë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.

Jozyrtarisht, mësohet se motiv i të shtënave ka qenë mosmarrëveshja që disa persona kanë pasur me kryetarin e komunës, në lidhje me tokën për ndërtimin e stadiumit në Haraçinë.

Back to top button