Detaje për aksidentin e autobusit nga Kosova në Serbi

Një autobus i “Zhitia Turist” me udhëtarë nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për 11 të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Krushevcit, shkruan “Novosti.rs”.
Për portalin rtv21.tv, nga kompania “Zhitia Turist” është konfirmuar se “nuk ka viktima vetëm persona me lëndime të lehta”.
Sipas kompanisë, shkak i aksidentit ishte rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike./21Media
Back to top button