​Detaje të reja nga incidenti tragjik në festën e Liverpoolit

Një incident tragjik ndodhi gjatë paradës së fitores së Liverpool FC për titullin e Premier League të hënën e 26 majit kur një makinë u përplas me turmën e tifozëve në Water Street, në qendër të qytetit.

Si pasojë, 47 persona u plagosën, përfshirë katër fëmijë, ndërsa dy prej tyre mbeten në gjendje të rëndë. 27 persona u dërguan në spital, ndërsa 20 të tjerë u trajtuan në vendngjarje .

Sipas dëshmitarëve, shoferi fillimisht ndaloi, por më pas përshpejtoi sërish, duke goditur më shumë njerëz. Katër persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të bllokuar nën automjet dhe u shpëtuan nga shërbimet e emergjencës .

Policia e Merseyside arrestoi në vendngjarje një burrë 53-vjeçar nga zona e Liverpoolit, i cili besohet të jetë shoferi. Autoritetet konfirmuan se incidenti nuk po trajtohet si akt terrorist dhe nuk ka të dyshuar të tjerë, raporton ‘Reuters’.

Kryeministri Keir Starmer e quajti ngjarjen “tronditëse” dhe shprehu mbështetjen për të prekurit, ndërsa Liverpool FC dhe figura të tjera publike shprehën solidaritetin e tyre. Klubi anuloi aktivitetet e planifikuara pas incidentit, përfshirë një festë për stafin .

Ky incident e ktheu një ditë festimi për titullin e 20-të të ligës së Liverpool FC në një moment tragjedie. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Back to top button