Autoritetet shëndetësore konfirmojnë një rast tjetër të koronavirusit

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë një rast tjetër të koronavirusit

Një person i dhjetë është diagnostikuar me koronavirus në Australi, konfirmuan autoritetet shëndetësore.

Gruaja, e cila është në të 20-at, jeton në Melburn dhe është në shtëpi duke u shëruar nga sëmundja e frymëmarrjes, transmeton 21Media.

Ajo u kthye nga Wuhan, epiqendra e koronavirusit, më 25 janar dhe u sëmur dy ditë më vonë. Autoritetet shëndetësore këmbëngulën që ajo nuk ishte e infektuar gjatë fluturimit dhe ka mbetur në izolim që kur u testua.

Virusi, i cili u shfaq në fund të vitit të kaluar, ka infektuar mijëra persona në Kinë me të paktën 259 të vdekur.

Më shumë se 100 raste të tjera janë raportuar në 22 vende të tjera të botës./21Media