Dhjetëra shoferë u dënuan për vozitje të shpejtë brenda 24 orëve

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 144 masa në kuadër kontrolleve të policisë në fushën e komunikacionit, ndër të cilat, 39 sanksione për drejtim automjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot kanë informuar se janë shqiptuar 19 masa për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, 16 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer, shtatë për shofer fillestar dhe katër kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë.
Nga MPB kanë paralajmëruar se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe kanë apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit rrugor, shkruan Tv21./21Media

Back to top button