Dhjetëra të arrestuar pas protestave në mbështetje të Navalnyt

 

Dhjetëra njerëz u ndaluan sot, ndërsa policia në Rusi po përpiqet t’i japë fund protestave në tërë vendin që kanë shpërthyer pas burgosjes së politikanit të opozitës, Alexei Navalny.

Policia po tenton të parandalojë edhe organizmin e grupeve të mbështetësve të Navalny në Moskë duke iu paraprirë protestave.

Navalny, kritiku më i madh i presidentit Vladimir Putin ka bërë thirrje për protesta pas arrestimit të tij fundjavën e kaluar.

Ai është arrestuar menjëherë pas rikthimit në Moskë pasi kishte qëndruar në Berlin, ku ishte duke u rikuperuar nga një sulm pothuajse fatal i agjentit nervor gushtin e kaluar.

Me t’u kthyer, ai është marrë menjëherë në paraburgim dhe është shpallur fajtor për shkeljen e masës së lirimit me kusht. Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë.

Disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny, duke përfshirë një zëdhënëse u arrestuan gjithashtu gjatë protestave të së shtunës, raporton BBC.

Para protestave, autoritetet ruse kanë premtuar një goditje të ashpër, me policinë duke thënë se çdo demonstratë dhe provokim i paautorizuar do të “shtypet menjëherë”.

Back to top button