“Dhuna në Familje – Qasje ndërdisiplinore dhe roli i profesionistëve të shëndetit mendor”

Në muajin e promovimit të shëndetit mendor dhe ditën ndërkombëtare të familjes, Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës organizoi me sukses simpoziumin shkencor me temën “Dhuna në Familje – Qasje ndërdisiplinore dhe roli i profesionistëve të shëndetit mendor”, me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës së psikiatrisë, psikologjisë, mjekësisë familjare, dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante.

Simpoziumi pati për qëllim thellimin e diskutimit dhe analizës mbi sfidat që paraqet dhuna në familje në kontekstin e gjërë social dhe të shëndetit mendor, si dhe rëndësinë e një qasjeje të integruar dhe bashkëpunuese ndërmjet profesionistëve të fushave të ndryshme.

Gjatë punimeve të simpoziumit u theksua:

• Nevoja për ndërhyrje të hershme dhe diagnostikim të saktë të ndikimit të dhunës në shëndetin mendor të viktimave.

• Roli i profesionistëve të shëndetit mendor në identifikimin e shkaqeve të dhunës familjare, që është në rritje vitet e fundit në shoqërinë Kosovare.

• Bashkëpunimi ndërdisiplinar si domosdoshmëri për ofrimin e një qasjeje holistike dhe të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni.

• Nevoja për politika të reja dhe përforcim të mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

 

Back to top button