Dhuna në Kuvend, imunitet penal s’ka askush, Policia mund të hyjë në seancë t’i arrestojë

Tensionet e rritura në Kosovë prej javësh kulmuan sot me Kuvendin e Kosovës dhe përplasjen ndërmjet deputetëve të opozitës me minstrat e Qeverisë Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetvendosje.

Prokuroria tha se ka nisur hetimet.

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sonte për emisionin “Click” në RTV21 tha se imunitet penal s’ka as kryeministri, as ministri dhe Policia ka të drejtë të hyjë në seancë t’i arrestojë.

“Është njëfarë kundërvajtje penale, që i bjen se mund të dënohen ose do të ketë masa ndëshkuese varësisht prej rrezikshmërisë ose pasojave që kanë pasë deputetët”, tha ai.

Ai theksoi se ka kohë që deputetëve iu është hequr imuniteti penal.

“Është konstatuar se imuniteti penal nuk do të jetë më për deputetët dhe është trend evropian, për shkak se konsiderohet se deputeti është i përgatitur në aspektin intelektual dhe njerëzor që të ketë imunitetin e brendshëm”, tha Kryeziu./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button